
Nga rezultatet përfundimtare të paraqitura nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) del se Shpend Ahmeti ka marrë 861 vota ndërsa Arban Abrashi 733. Pra, kandidati i VV-së ka marrë 128 vota më shumë në kutitë me kusht dhe ato me postë.
Llogaritur në total, Ahmeti ka dalë me 365 vota më shumë.
Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka fituar edhe një mandat në krye të kryeqytetit. Fitorja e tij është konfirmuar vetëm pasi janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë. Ka dalë para Arban Abrashit vetëm me 128 vota.
Shpend Ahmeti është fitues i garës për Kryetar të Prishtinës. E ka marrë mandatin e dytë për të udhëhequr qytetin më të madh në Kosovë.
Rezultati është qartësuar vetëm kur janë numëruar votat me kusht dhe ato me postë, pasi diferenca me Arban Abrashin ishte 237 vota.
Pa votat me kusht dhe me postë, Ahmeti kishte 237 vota më shumë se Arban Abrashi.
Ky është mandati i dytë i Vetëvendosjes në Prishtinë derisa më herët këtë qytet e kishte udhëhequr LDK-ja./Express/