Kandidati i VV-së i bën AKR-së ftesë publike për koalicion

Kandidati i VV-së i bën AKR-së ftesë publike për koalicion

Pasi u zyrarizua koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për raundin e dytë të zgjedhjeve në Komunën e Kamenicës, kandidati i VV-së Qëndron Kastrati i ka bërë thirrje publike një partie për koalicion.

Kastrati, përmes një shkrimi në Facebook, e ftoi Aleancën Kosova e Re (AKR) që t’i bashkohet aleancës mes VV-së dhe AAK-së, raporton Insajderi.

“Ne ftojmë edhe Aleancën Kosova e Re të reflektojë dhe të merr vendimin që do t’jetë në të mirë të qytetarëve dhe zhvillimit të Dardanës”, ka thënë Kastrati.

Kandidati i VV-së tha se “projektet e qeverisjes në Dardanë, në katër vitet e ardhshme, është e rëndësishme të mbështeten nga një shumicë e orientuar nga zhvillimi e bashkëpunimi në asamble.” /Insajderi.com