Kandidati i VV-së për kryetar të Shtimës që punonte në favor të PDK-së

Kandidati i VV-së për kryetar të Shtimës që punonte në favor të PDK-së

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Shtimës, Ruzhdi Jashari ka një të kaluar të gjatë me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Madje, Jashari njihet për inicimin e heqjes së deklaratave të pasurisë të zyrtarëve të lartë të PDK-së nga interneti në vitin 2013, kur shërbente si mbikëqyrës kryesor shtetëror i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AShMDhP).

Në vitin 2013, Ruzhdi Jashari kishte inicuar heqjen e deklaratave të pasurisë të zyrtarëve të lartë nga interneti.

Jashari kishte shërbyer në vitet e kaluara si anëtar dhe si kryesues i kuvendit komunal të Shtimes duke përfaqësuar PDK-në, derisa në gusht të 2017-s u bashkua me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila e kandidoi atë për kryetar të Shtimës.

Në prill të vitit 2013, gazeta Jeta në Kosovë zbuloi se një projekt-ligj i sponzoruar prej Ministrisë së Drejtësisë pritej t’i largonte të gjitha deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë nga interneti, duke shënuar prapakthim në transparencë pasi këto deklarata përdoren nga gazetarët dhe shoqëria civile për të mbikëqyrur zyrtarët dhe paranë publike.

Pas reagimeve në shtyp, Ministria e Drejtësisë ishte zotuar se “nuk do të lejohet rrënimi i standardeve të ndërtuara”.

Inicimi i Jasharit për heqjen e deklaratave të pasurisë të zyrtarëve të lartë të shtetit nga interneti nuk u miratua asnjëherë. /Insajderi.com