Kandidatja e VV-së për deputete, Radonciq: Jam 100% shqiptare

Kandidatja e VV-së për deputete, Radonciq: Jam 100% shqiptare

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Bernarda Radonciq, është deklaruar rreth preardhjes së saj, meqë mbiemri që ka, ka krijuar paqartësi në publik, transmeton Insajderi.

Ajo thotë se përkatësia e saj është 100 përqind shqiptare, dhe “familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare”.

Kështu ka shkruar Radonciq në një postim në Facebook, derisa ka dhënë një biografi të shkurtër lidhur me preardhjen e saj.

“Unë Bernarda Begu Radoncic, jam e lindur dhe e rritur në Danimarkë. Jam bijë e tim atë, prejardhja e t’cilit është nga Gucia, Mali i Zi, por i lindur në Skenderaj, dhe mamasë time e cila vjen nga Kacandoll-i e Trepqa, si familje banues në qytetin e Mitrovicës, përpara emigrimit në Shtetin Danez!”, ka shkruar ajo.

“Rrugëtimi im në politikë, dhe delegimi im për Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka filluar me aktivizmin tim në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për shtetin e Danimarkës, dhe unë pashmangshëm i falendërohem atij ekipi përfekt, atyre aktivistëve aq të zellshëm, që mua më dhanë besimin që të jem kandidate nga Mërgata për listë zgjedhore, dhe njëherësh mëpastaj të jem zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës”.

“Përkatësia ime është e pastër, 100% Shqipëtare me plotë krenari, dhe familja ime dhe rrethi im familjar, vijnë nga ato familjet me traditë të pastër atdhetare!”. /Insajderi.com