fbpx

Kandidatja PDK-së për zgjedhjet në veri: Të gjithë jemi të barabartë

Kandidatja PDK-së për zgjedhjet në veri: Të gjithë jemi të barabartë

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Gonxhe Çaushi ka votuar në lagjen e Boshnjakëve.

Çaushi u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë. Duke folur për rezultatit që mund të sjellin këto zgjedhje, kandidatja e PDK-së tha se të gjithë janë të barabartë teksa ka shtuar se votuesi është ai që përcakton fituesin.

“Mendoj që kemi bërë një fushatë dinjitoze, gjithçka çka është thënë meriton të vlerësohet. Ftojë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë është shumë e rëndësishme vota e tyre në mënyrë që të përcaktojnë drejtimin se ku dëshirojnë ta qojnë vendin”, ka deklaruar ajo para gazetarëve, shkruan Insajderi.

Votuesi që votojnë për herë të parë kanë rastin të bëhen aksionar të demokracisë, ka thënë mes tjerash ajo, shkruan Insajderi.com

 

A beson që do t’i fitojë zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut – kështu përgjigjet kandidati i VV-së

‘Përplasje’ verbale mes gazetarëve dhe komisionerëve gjatë votimit të kandidati të VV-së