Kanë pësuar dy ushtarë amerikan në Afganistan

Ushtria amerikane ka kumtuar se dy ushtarë të saj kanë humbur jetën në Afganistan, por nuk ka treguar asnjë detaj mbi rrethanat nën të cilat ata kanë pësuar.

Kanë pësuar dy ushtarë amerikan në Afganistan

Deri te kjo ka ardhur një ditë pasi sekretari i shtetit të SHBA Mike Pompeo ishte në vizitë të shkurtër në Kabul, ku ka thënë se Uashingtoni shpreson që do të arrihet marrëveshja paqësore më 1 shtator.

Nuk është pretenduar se a ka ardhur deri te vdekja e ushtarëve gjatë veprimeve luftarake. Më shumë se 2.400 ushtarë amerikanë kanë humbur jetën në Afganistan prejse forcat e koalicionit nën udhëheqjen e SHBA në tetor të vitit 2001 kanë kryer invadim në këtë vend në për të rrëzuar nga pushteti talibanët dhe për ta kapur liderin e Al-Kaidës Osama bin Laden pas sulmeve terroriste në SHBA më 11 shtator 2001.

Përpjekjet amerikane që ta përfundojnë luftën më të gjatë në historinë amerikane janë përshpejtuar me emërimin e emisarit special Zalmay Khallizad i cili të shtunën në Katar do të fillojë raundin e ri të negociatave me talibanët.

Talibanët refuzojnë bisedimet e drejtpërdrejta me qeverinë afgane të cilën po e quajnë marionetë amerikane./Insajderi.com.