Kërcënohet në zyrën e tij Shpend Ahmeti

Kërcënohet në zyrën e tij Shpend Ahmeti

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, dyshohet se janë kanosur sot në objektin e Komunës.

Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, por pa dhënë detaje lidhur me të kërcënuarit.

“Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast ‘Kanosje ndaj personit zyrtar’. Rasti ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar zëdhënësja Ahmeti.

Insajderi ka kontaktuar me Zyrën për Media në Komunën e Prishtinës, por nga kjo zyrë nuk kanë dhënë detaje lidhur me rastin. Kanë sugjeruar gazetën t’i drejtohet Policisë së Kosovës për rastin.