Kante do të sakrifikohet për Declan Rice

Kante do të sakrifikohet për Declan Rice

Ekipi i Frank Lampard, Chelsea, është duke e menduar ta shes N’Golo Kante, për të siguruar mjetet e nevojshme për blerjen e mesfushorit të West Ham, Declan Rice.

Football Insider, shkruan se ekipi i Chelsea do të duhet të shes lojtarë e të bëjë fonde për investime të reja, pasi ata kanë shpenzuar shuma të mëdha në këtë afat dhe nuk kanë më hapësirë për shpenzime, transmeton Insajderi.

Declan Rice, është lojtarë i dalur nga akademia e Chelsea, por ai ka bërë zhvillim më të madh se sa drejtuesit e Chelsea kanë pritur, prandaj edhe po kërkohet rikthimi i tij në Stamfod Bridge.

Ndërsa, N’Golo Kante, është një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga Ole Gunnar Solskjaer dhe United, janë të gatshëm të shpenzojnë për francezin./Insajderi.com.