“Kantoni i Kosovës” – Gazeta zviceriane në ndjekje të “djemve të këqij nga Prishtina”

“Kantoni i Kosovës” – Gazeta zviceriane në ndjekje të “djemve të këqij nga Prishtina”

Kanë plaçkitur biznese, kanë rrahur njerëzit e hendikepuar në karrige, apo janë arratisur nga burgu.

Këto grupe të Kosovës e njohin njëri tjetrin – dhe ndihmojnë njëri tjetrin. Kështu kishte filluar rrëfimin për reperin kosovar gazeta lokale, Blik.

Besijan Kaçorraj apo ndryshe Besko, ka jetuar dhe vepruar në qytetin e Cyrihut në Zvicër dhe në tetor të vitit 2016 është detyruar të kthehet në vendlindjen e tij, pasi kishte kryer vepra penale gjatë rinisë së tij në Zvicër.

Besko ishte për gjashtë vjet të tërë pas grilave zvicerane, përveç të tjerash dënimi ishte për shkak të plaçkitjes me armë.

Për këto gjashtë vite zvicerani nga kosova ishte ulur prapa hekurave mirëpo me qëllime pozitive: Ai filloi të reflektojë për gabimet dhe  këndojë në zhanrin rep për të këshilluar të rinjtë larg rrugës së keqe.

Edhe pse Lukas Reimann, këshilltar kombëtar për Kosovën tashmë kishte marrë vendimin që  Besko të largohet nga Zvicra para një viti, rasti i Beskos tani do të filmohet.

Rasti i reperit nga Kosova ka shtyrë në krijimin e “Kantonin të Kosovës”.

Zvicra dhe Kosova janë të lidhura ngushtë. Dhjetë për qind e popullsisë ballkanike jetojnë në Zvicër – rreth 200,000 vetë.

Kosova do të ishte një vend tjetër pa Zvicrën. Zvicra është  ndër shtetet e para që njohën pavarësinë e shtetit të Kosovës. Dhe çdo vit miliona franga shkojnë nga Zvicra në Prishtinë.

Përderisa Zvicra u bë një shtëpi e re për shumë kosovarë, Kosova është një vend i sigurtë për shumë njerëz zviceranë.

Për këto fakte gazeta BLICK ka udhëtuar ekskluzivisht në Kosovë dhe tani është duke e përgatitur serinë e madhe, “Kantoni i Kosovës”.

Në lidhje me këtë temë kjo gazetë ka përgaditur video prezantuese për Kosovën, harta, fakte dhe informacione shtesë për lexuesit zviceran./Insajderi.com