Kanye West votoi për presidentin e vetëm që e beson – votoi për veten

Kanye West votoi për presidentin e vetëm që e beson – votoi për veten

Kanye West nxiti reagime të ndryshme nga fansat e tij kur bëri publike se ai e mbështet Donald Trump si president të Amerikës. Por ai tani ka një president tjetër në mendje – veten e tij, njofton Insajderi.

“Zoti është kaq i mirë”, shkroi artisti në një postim në Twitter, të martën. “Sot po votoj për herë të parë në jetën time për presidentin e Shteteve të Bashkuara, dhe po votoj për dikë të cilin më të vërtetë e besoj…veten time”.

43-vjeçari ishte kryefjala e tabloideve mbarë botërore, kur shpalli kandidaturën e tij për president. Por ai ja doli të bëhej kandidat vetëm në 12 shtete.

Këto shtete përfshinin Tenesi, Kolorado dhe Misisipi, por jo shtetin e tij të lindjes në Illinois. Për shkak të numrit të kufizuar të fletëve të votimit që West shfaqet, ai nuk mundi të fitojë vota të mjaftueshme për t’u bërë presidenti i ardhshëm i SHBA.

West shpenzoi 10.3 milionë dollarë në fushatën e tij, sipas raporteve të paraqitura në Komisionin Federal të Zgjedhjeve. Ai doli në 0%, sipas sondazhit të fundit të Ipsos / Reuters. /Insajderi.com

Burimi: NPR