fbpx

Kaos në Bllacë – qytetarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin

Kaos në Bllacë – qytetarët presin me orë të tëra për ta kaluar kufirin

Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut po presin me orë të tëra të kalojnë pikën kufitare në Bllacë. Kolona e veturave dhe kamionëve arrin madje në kilometra.

Pritjet më të gjata regjistrohen në pikën kufitare Bllacë, ndërsa për shkak të punimeve rekorde te një pjesë e vogël të rrugës në Mumin Potok, kolona e veturave dhe kamionëve po bën të keqtrajtohen qytetarët në këto temperatura të larta.

Kaosi nuk është vetëm sot, por ka disa ditë që asnjë institucion nuk ndërmerr masa për tejkalimin e trafikut të ngarkuar.