Kaos në Izrael: Të paktën 45 të vdekur në festivalin religjioz

Kaos në Izrael: Të paktën 45 të vdekur në festivalin religjioz
Burimi i fotografisë: Sebastian Scheiner/AP

Të paktën 45 njerëz u vranë dhe rreth 150 të tjerë u plagosën në një rrëmujë në një festival fetar të hebrenjve ultra-ortodoksë në veri të Izraelit, ku dhjetëra mijëra besimtarë ishin mbledhur në një nga ngjarjet më të mëdha të vendit që nga fillimi i pandemisë, shkruan NPR, transmeton Insajderi.

Kaosi në malin Meron filloi të premten herët në festivalin e Lag BaOmer, i cili përmban zjarre dhe vallëzim rreth varrit Galile të një rabini të shekullit të 2-të.

Sipas dëshmitarëve, rreth orës 1 të mëngjesit me kohën lokale, në një zonë të kompleksit ku komuniteti ultras-ortodoks Hasidik i Toldos Aharon po mbante festën, pjesëmarrësit po shtyheshin nëpër një shkallë të rrëshqitshme. Papritmas, një varg njerëzish ranë në dysheme, duke grumbulluar mbi njëri-tjetrin.

Dëshmitarët thanë se njerëzit ishin të asfiksuar ose nëpërkëmbur në korridorin e stërmbushur. Ngecja ndodhi në seksionin e ndarë për burra, njoftoi Reuters, duke cituar mjekë, të cilët thanë se kishte edhe viktima fëmijë. /Insajderi.com