Kapen 27 kilogramë marihuanë në Merdare

Kapen 27 kilogramë marihuanë në Merdare

Në Merdarë Dogana e Kosovës në një veturë me targa “KS” gjenë rreth 27 kg drogë, Policia jep detajet për drogën e konfiskuar (Foto)

Dogana e Kosovës është treguar e suksesshme gjatë një kontrolle në pikën doganore në Merdarë. Dogana e Kosovës ka arritur t’i kap rreth 27 kilogram drogë (marihuanë) në Merdarë.

Kjo sasi e drogës është gjetur në një veturë me targa “KS”, dhe siç është bërë e ditur është ka qenë duke dalë nga Kosova për në Serbi.

Lajmin e publikuar sonte nga mediat për konfiskimin e një sasie prej 27 kg substancës narkotike, të llojit marihuanë, e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, substanca narkotike është gjetur në një veturë, kurse dy të dyshuar për trafikim me substancë narotike janë arrestuar.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitet antidrogë, pas angazhimeve të vazhdueshme në rrugë hetimore dhe operative, në bashkëpunim me njësitet relevante, sonte pasdite me datë 28.03.2018, në Merdare, në dalje të Republikës së Kosovës për në Serbi, gjatë realizimit të një operacioni policor ka ndaluar një veturë të dyshimtë dhe pas kontrollit të detajuar me njësitet kompetente dhe atyre doganore, ka gjetur dhe konfiskuar sasi të konsideruesheme të substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Sasia e drogës do të saktësohet pas matjes përfundimtare, megjithatë sipas vlerësimeve fillestare aty gjendet sasi rreth 27 kg drogë të konfiskuar. Dy persona të dyshuar se janë të involvuar në rast janë arrestuar nga Policia dhe veprime tjera bazuar në procedura ligjore janë në proces”.

Në njoftim poashtu thuhet se “Policia mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negativ në vend dhe në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet kundër trafikimit me substanca narkotike”.