fbpx

Kapen 83 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në kuti Lego

Kapen 83 kilogramë lëndë narkotike të fshehura në kuti Lego

Policia federale gjermane kapi 83 kilogramë drogë të fshehur në 52 kuti me lego në një makinë që e kontrolluan pranë kufirit holandez.

Sipas policisë, droga ka një vlerë tregu prej 800 000 eurosh.

“Dy personat që gjendeshin në makinë u arrestuan”, njoftuan hetuesit.

Dy gratë, të moshës 22 dhe 24 vjeç, u kapën më 10 prill. Ato kishin me vete 51 kilogramë ekstaz dhe rreth 32 kilogramë amfetaminë të fshehura mes 52 kutishë lego.