Kapen afro pesë kilogramë drogë në Dragash, një i arrestuar

Kapen afro pesë kilogramë drogë në Dragash, një i arrestuar

Policia ka kapur afro pesë kilogramë drogë që dyshohet të jetë e llojit marihuanë të fshehur në një veturë në një pikë kontrolli në fshatin Plavë të Dragashit.

Bëhet e ditur se me hetimin e këtij rasti po merret Njësia kundër Trafikut me Narkotik, kurse forcat e rendit kanë  arrestuar një person, ndërsa tre të tjerë janë në arrati .

Droga është sekuestruar së bashku me automjetin, katër celularë dhe një sasi e parave kesh.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që provat materiale dhe shkresat e lëndës t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.