Kapen duke kontrabanduar kafshë, arrestohen dy persona

Kapen duke kontrabanduar kafshë, arrestohen dy persona

Njësitë policore afër brezit kufitar në Vërmicë njoftuan se kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë.

Të njëjtit janë kapur duke kaluar ilegalisht kufirin dhe duke kontrabanduar kafshë.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në mbajtje kurse kafshët i janë kthyer pronarit të mëparshëm.