Kapen mbi 3 ton mjete piroteknike në Mitrovicë

Kapen mbi 3 ton mjete piroteknike në Mitrovicë

Mbi 3 ton mjete piroteknike, të cilat kapin vlerën e 5 mijë eurove, janë ndaluar të dielën në Mitrovicë nga njësitet e antikontrabandës të Doganës së Kosovës.

Operacioni është kryer me qëllim të identifikimit dhe ndalimit të kontrabandës së mallrave përmes rrugëve ilegale, përcjell Insajderi.

“Me ketë rast është arritur të identifikohen dhe ndalohen në tri raste të ndara tri automjete transportuese / kombi të cilat ishin duke transportuar Fishekzjarrë/Mjete Piroteknike në sasi prej 3526,5 kg dhe vlerë rreth 5,000 euro, mallrat dhe mjetet transportuese janë konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore dhe me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë duke u intervistuar./Insajderi.com