Kapen në flagrancë duke luajtur bixhoz, policia ndalon 13 persona

Kapen në flagrancë duke luajtur bixhoz, policia ndalon 13 persona

Pas një hetimi paraprak, njësitet policore kanë realizuar një aksion në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ku dyshohej se po zhvillohej veprimtari e paligjshme e bixhozit.

Gjatë bastisjes në këtë lokacion janë hasur 13 persona duke luajtur bixhoz në dy tavolina.

Personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë liruar në procedurë të rregullt, përveç pronarit të lokalit i cili dërgohet në ndalim policor prej 48 orësh.

Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar 46.521 euro, 1.250 franga zvicerane dhe 1.400 lekë.