Kapen tre “skifterë” shqiptarë në Itali, bënin namin në banesa

Kapen tre “skifterë” shqiptarë në Itali, bënin namin në banesa

Janë arrestuar nga policia italiane tre shqiptarë, pasi janë kapur duke vjedhur një apartament në Itali. Sipas mediave fqinje, shqiptarët e arrestuar janë të rinj, përkatësisht 26, 21, dhe 25 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Ata kishin hyrë në katin e parë të një banese dhe më pas policia ka rënë në gjurmët e shqiptarëve, duke kryer edhe arrestimin e tyre. Pas kontrolleve të kryera, shqiptarëve iu janë gjetur sendet e vjedhura si çanta, një sasi eurosh si dhe mjetet të tjera, të cilat i përdornin për të vjedhur e grabitur banesat në shtetin fqinj.

Policia ndërkohë vijon hetimet për dokumentimin e plotë të aktivitetit të shqiptarëve, ndërsa dyshohet se ata prej kohësh kryenin këtë aktivitet të rëndë në Bolonjë, por edhe në disa qytete të tjera.