Kapet me lëndë narkotike – aktori rrezikon deri në 14 vjet burg

Kapet me lëndë narkotike – aktori rrezikon deri në 14 vjet burg
Burimi i fotografisë: Francis Hawkins/REX/Shutterstock

Ish-ylli i “Towie”, Mike Hassini është akuzuar në lidhje me furnizimin e kokainës. 26-vjeçari u paraqit në gjykatë të hënën, ku ai u përball me katër akuza, duke përfshirë posedimin me qëllim për të furnizuar kokainë, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.

Aktori është arrestuar me datë 16 prill.

Michael Hassini, 26 vjeçar, u akuzua posedim të lëndëve të jashtëligjshme, dhe me qëllim për të furnizuar kokainë.

Nëse ai shpallet fajtor, Hassini mund të përballet me 14 vjet burg. /Insajderi.com