Kapet në Rinas i dënuari me 16 vite burg, u prezantua me emër të rremë

Kapet në Rinas i dënuari me 16 vite burg, u prezantua me emër të rremë

U prezantua në Policinë Kufitare të Rinasit me identitet të rremë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, falë verifikimeve të thelluara, shkëmbimit të informacionit në kohë mes Policisë Kufitare, Departamentit të Policisë Kriminale, autoriteteve policore angleze dhe DVP Fier, identifikohet dhe vihet në pranga, njofton Insajderi.

Ne pranga është vënë 54-vjeçari Adrian Hoxha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 16 vite burgim për vrasje./Insajderi.com