Kapet për herë të dytë me ish-të dashurin e motrës, Kylie Jenner reagon ndaj shoqes së ngushtë

Kapet për herë të dytë me ish-të dashurin e motrës, Kylie Jenner reagon ndaj shoqes së ngushtë

Kylie Jenner ka hequr nga Instagrami ish shoqen e saj të ngushtë Jordyn Woods. Miliarderja mori vendimin dy ditë pasi Jordyn u pa nën shoqërinë e një ish të dashur tjetër të motrës së Kylie, Khloe Kardashian.

21-vjeçarja tashmë nuk e ndjek shoqen e saj të cilën e njohur në klasën e 8-të.

Përkundrazi, Jordyn vazhdon të ndjekë Kylie, të dashurin e saj Travis Scott, motrën e madhe Kendall dhe kompaninë e saj Kylie Cosmetics.

Vetëm pak ditë më parë u publikua në mediat sociale një video e Woods duke kërcyer me James Harden në Belle Statiom.

Ai ka qenë i lidhur me Khloe nga korriku i 2015 deri në shkurt 2016.

Ky është incidenti i dytë i Jordyn me Khloe. Disa muaj më parë shpërtheu skandali pasi ajo u puth me të dashurin e Khloe, Tristan Thompson duke çuar në ndarjen e çiftit që janë prindër të një vajze.