Kapiteni i forcave speciale amerikane arrestohet për spiunazh – punonte që 10 vjet për rusët

“Debbins ka thyer betimin e tij si oficer i ushtrisë amerikane, ka tradhtuar forcat speciale dhe ka rrezikuar sigurinë nacionale të vendit, duke zbuluar informacione sekrete tek inteligjenca ruse”, ka thënë John Demers, asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm.

Kapiteni i forcave speciale amerikane arrestohet për spiunazh – punonte që 10 vjet për rusët

Një ish kapiten i forcave speciale amerikane është arrestuar nën akuzat për spiunazh, ka bërë të ditur Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Peter Debbins akuzohet se ka kaluar informacione të klasifikuara tek agjencia inteligjente e ushtrisë ruse, për një periudhë prej më shumë se 10 vjetësh.

Kapiteni Debbis, 45 vjeçar, pritet të dënohet me burgim të përjetshëm.

“Debbins ka thyer betimin e tij si oficer i ushtrisë amerikane, ka tradhtuar forcat speciale dhe ka rrezikuar sigurinë nacionale të vendit, duke zbuluar informacione sekrete tek inteligjenca ruse”, ka thënë John Demers, asistenti i Prokurorit të Përgjithshëm.

“Vendi ynë u jep besimin më të madh mbrojtësve të vet, dhe ky e ka marrë këtë besim dhe e ka kthyer në armë kundër SHBA-ve”./Insajderi.com