Kaplohet nga zjarri një trafo e rrymës në Fushë Kosovë- banorët në panik

Kaplohet nga zjarri një trafo e rrymës në Fushë Kosovë- banorët në panik

Një trafo e energjisë elektrike është djegur në Fushë Kosovë në lagjen Dardania.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.

” Policia ka pranuar informatën nga një qytetar (banor) se ne rr. Dardania ne nje objekt banesor është përfshirë nga zjarri trafoja e rrymës. Njësia policore e stacionit ne Fushe Kosovë ka reaguar në ketë lokacion, janë njoftuar njësia e Zjarrfikëseve dhe KEDS”, ka thënë Hoxha.

Një lexues për Insajderin ka thënë se Policia e Kosovës ka ndaluar krejtësisht hyrje-daljet në bllokun në afërsi të trafos dhe banorët janë në panik.

Nuk ka asnjë raportim mbi të lënduar.