“Kapuqit të ri duhet me ju rujtë” – Haraqija përfshihet në përplasjen Veliu – Osmani

“Kapuqit të ri duhet me ju rujtë” – Haraqija përfshihet në përplasjen Veliu – Osmani

Në përplasjen mes Agim Veliut e Vjosa Osmanit për fotografinë me Kurtin në hollin e Kuvendi të Kosovës, është përfshirë edhe ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija.

Në profilin e tij në Facebook, Haraqija i ka dërguar një porosi Agim Veliut, duke i thënë se “kapuqit të ri duhet me ju rujtë”.

“E more Gima (B), thosha kur ta hapë bunarin e ri mos harro të vjetrin,…Kapuqit të ri duhet me ju rujtë, se ska pas kurrë kapuq”, ka shkruar Haraqija.

Përplasja mes dy nënkryetarëve të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, ka filluar pasi ky i fundit i ka kërkuar Osmanit llogari për takimin e rastësishëm të ndodhur dje në hollin e Kuvendit të Kosovës me kreun e VV-së, Albin Kurtin. /Insajderi.com