Në Klinikën Infektive të QKUK-së për momentin janë duke u kryer analizat e rreth 18 persona të rijnë, që dyshohet se janë të prekur nga koronavirusi.
Analizat për të njëjtit pritet që të dalin sot gjatë ditës.
“Kemi vazhdimisht persona të rinjë që po vijnë për kontrolle. Mirëpo që nga dje për analiza i kemi ndal rreth 18 persona. Rezultatet pritet që ti kemi sot”, ka deklaruar Valbon Krasniqi, infektolog në QKUK.
Ndërkaq, nga data 08.02.2020 deri me 18.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 319 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe gjithsej njëzet raste kanë rezultuar pozitive.