Kaq hektar tokë dëshiron Serbia në Kosovë

Kaq hektar tokë dëshiron Serbia në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq sot ka thënë se me kadastër 58 për qind e territorit të Kosovës është në pronësi të Serbisë.

Në prononcimin e tij për gazetën e Beogradit “novosti” janë paraqitur edhe hektarët e tokës që gjoja gjenden në pronësi të Serbisë si dhe metrat katrorë të objekteve që, gjoja, po ashtu, janë në pronësi të Serbisë, shkruan Koha.net

Po i publikojmë edhe ne.

“Toka e Serbisë” në Kosovë:

319,256 – hektarë tokë në pronësi shtetërore

157,666 – hektarë tokë në pronësi shoqërore

163,098 – hektarë tokë në pronësi private serbe dhe jo shqiptare

820 – hektarë tokë në pronësi kishtare.

“Objektet e Serbisë” në Kosovë:

1,240,992 – metra katrorë ndërtesa zyrtare

145,202 – metra katrorë ndërtesa afariste

24,688 – metra katrorë ndërtesa banimi

753,915 – metra katrorë restorante, pushimore, objekte sportive.

Gjuriq ka thënë se Marrëveshja për kadastrën nga viti 2011 ndërmjet Beogradit e Prishtinës ka paraparë që të dy palët të kenë nga 50 për qind të përfaqësuesve, përcjell Koha.net, që do të merrej me krahasimin dhe verifikimin e pasurisë dhe që asnjë vendim nuk mund të merret pa pajtimin e dy palëve.

Ai është ankuar se kjo marrëveshje nuk është zbatuar kurrë dhe se Prishtina nuk ka paraparë praninë e Beogradit por vetëm të përfaqësuesve serbë nga Kosova dhe jo në paritet 50:50 dhe për të drejtën e tyre që ndalin çfarëdo vendimi që është në “kundërshtim me gjendjen e vërtetë juridike”.