Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është matur niveli i ujit në të dy liqenet, Batllavës dhe Badovcit.
Niveli i ujit në Batllavë është 8.50 metra derisa në Badovc 8.8 metra
“Niveli i ujit në liqenin e Batllaves është 8.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit 8.8 metra nën kuotën maksimale. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është o domosdoshëm”, shkruan sot drejtori i KRU Prishtina, Ilir Avdullahu.