Kaq vendvotime janë numëruar sot – ja kur dalin rezultatet

Kaq vendvotime janë numëruar sot – ja kur dalin rezultatet

Procesi i rinumërimit po shkon drejt fundit.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri në orën 16:00 janë rinumëruar 1 mijë e 173 vendvotime.

“Në QNR po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i. Vetëm sot (e premte) deri në orën 16 janë rinumëruar 72 vendvotime. Pra, deri më tani janë rinumëruar 1mijë e 173 (83.37%) nga 1 mijë e 407 vendvotime”, ka thënë Valmir Elezi, zëdhënësi për media i KQZ-së.

Rezultatet finale pritet të dalin në fillim të javës së ardhshme./Insajderi.com