Kaqusha Jashari: As me shkelma nuk mund të më largojnë nga PSD

Kaqusha Jashari: As me shkelma nuk mund të më largojnë nga PSD

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Kaqusha Jashari, ka përgënjeshtruar fjalët se ajo është larguar nga PSD-ja.

Në një prononcim për Kallxo.com, Kaqusha Jashari e ka quajtur “rrenë” lajmin e përhapur nga një zyrtar i PSD-së për largimin e saj.

“Kjo është rrenë. Si mund të largohem nga PSD-ja, e cila është një parti që e kam formuar vet. As me shkelma nuk mund të më largojnë nga PSD. Jemi parti e fuqishme me 12 deputetë në Kuvend”, tha Jashari.

Kreshnik Husaj, kryetar i degës së PSD-së në Pejë, ka thënë se “socialdemokratët e Kaqusha Jasharit” janë larguar nga PSD-ja dhe kanë themeluar partinë Ora Socialdemokrate.

“SocialDemokratet e vjetër të PSD-së ikin nga Partia SocialDemokrate e Shpend Ahmetit dhe bashkohen për themelimin e një subjekti të ri me emrin ORA SocialDemokrate”, ka deklaruar Husaj.

“PSD-ja nuk e ka më frymën socialdemokrate që e kishte para se të bëhej Shpend Ahmeti kryetar, tashi ka ndryshuar fryma socialdemokrate, ne nuk funksionojm në stilin komunist, por jemi parti e qendrës së majtë që veprohet sipas standartit socialdemokrat”, ka shkruar Kreshnik Husaj në profilin e tij në “Facebook”.

Husajn Kaqusha Jashari e ka quajtur “dallaverxhi”.