Karantina nuk e ndal! Rita Ora izolohet në shtëpi me këtë personazh të famshëm për të përgatitur albumin e tretë

Karantina nuk e ndal! Rita Ora izolohet në shtëpi me këtë personazh të famshëm për të përgatitur albumin e tretë

Kush tha që izolimi në shtëpi nuk është produktive? Të paktën Rita Ora këtë po mundohet të na tregojë.

Këngëtarja shqiptare po e shfrytëzon më së miri karantinën dhe ka vendosur që të realizojë gjërat që ajo kishte në plan në lidhje me karrierën e saj.

Rita po përgatitet për albumin e saj të tretë në kushte karantine dhe është izoluar sëbashku me ish-gruan e Mark Ronson, Josephine de la Baume duke marrë një shtëpi me qira në Londër.

“The Sun” shkruan se Rita dhe Josephine po punojnë për të nxjerrë këngë të reja dhe gjatë karantinës të përfundojnë albumin.

“Ajo është e vendosur të bëjë progres në album dhe asgjë tjetër nuk po ndodh. Si një muzikante që Josephine është, ka vendosur që ta ndihmojë”, tha një burim për “The Sun”.

Burimi ka shtuar gjithashtu se Rita ka shkruar dhe ka regjistruar disa këngë.

Albumi i saj i fundit është “Phoenix” i publikuar në vitin 2018, i cili rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm për këngëtaren shqiptare.

Josephine, e cila është pjesë e grupit rock “Film Noir”, është martuar me krijuesin e hitit “Uptown Funk” në vitin 2011, por ata janë ndarë në vitin 2017.

Një vit më pas ajo u fotografua duke u puthur me vajzën e Sting, Coco Sumner në Paris. Ndërkohë Rita Ora për momentin është single pas përfundimit të romancës së shkurtër që pati me Raff Law.