
Pronarët e mishtoreve në Francë kanë kërkuar mbrojtje të policisë nga veganët të cilët i konsiderojnë përgjegjës për një sërë sulmesh të drejtuar kundër tyre. Në letrën e hapur kanë kërkuar reagimin e ministrit të brendshëm Gerard Collomb sepse po sulmohen fizikisht, moralisht dhe në mënyrë verbale nga aktivistët e shoqatës për mbrojtje të drejtave të kafshëve dhe të atyre të cilët nuk e konsumojnë mishin.
Muajt e fundit kanë ndodhur disa incidente në të cilat janë vandalizuar mishtoret, disa vitrina janë thyer, disa janë shkarravitur me grafite, dhe shtatë kasapë ishin cak i sulmit të aktivistëve të cilët janë lagur me gjak të rremë. Andaj shoqata e cila përfaqëson 18.000 zejtarë ka dërguar një letër të hapur në mënyrë të shmangë shkallëzimin e dhunës, transmeton Insajderi.com.
“Unë nuk i kisha quajtur këta aktivistë, ata janë njerëz të cilët aktivitetin e tyre e kanë shndërruar në profesion. Të kuptohemi, çdokush ka të drejtë në qëndrime të veta, por nuk mundet dikush t’ia imponojë mendimin e tij tjetrit dhe të thotë se vetëm ky mendim është i drejtë. Mishi hahet prej se ekziston njerëzimi dhe tani dikush po përpiqet ta bindë botën se duhet ndërprerë me këtë. Nuk kam asgjë kundër, le të hajë çdokush çfarë të do, por nuk shoh arsye përse duhet imponuar qëndrimi i dikujt të gjithëve”, deklaron njëri prej kasapëve të sulmuar./Insajderi.com.