Kasta e aktorëve të klasikut të famshëm po ribashkohen me synim të largojnë Trump-in

Kasta e aktorëve të klasikut të famshëm po ribashkohen me synim të largojnë Trump-in

Kasta e “Princess Bride” do të ribashkohet virtualisht për të lexuar skenarin e klasikut të vitit 1987, si një mbledhje fondesh virtuale për Partinë Demokratike të Wisconsin, shkruan The New York Post, transmeton Insajderi.

Cary Elwes, Robin Wright, Carol Kane, Chris Sarandon, Mandy Patinkin, Wallace Shawn dhe Billy Crystal do të marrin pjesë, së bashku me regjisorin Rob Reiner dhe Patton Oswalt që moderojnë një sesion pyetjesh përgjigjesh më pas. Ngjarja e transmetuar drejtpërdrejt do të mbahet më 13 shtator.

Në një deklaratë të lëshuar përmes partisë shtetërore, Elwes tha, “Unë mendoj se shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm tani që Donald Trump ka hequr dorë plotësisht nga detyrat e tij si President për të përfaqësuar të gjithë Amerikanët. Ai nuk ka arritur ta mbajë vendin të sigurt nga COVID-19 dhe si rezultat ai është përgjegjës për kaosin shkatërrues, dhunën dhe kolapsin ekonomik që tani po përjetojmë”. /Insajderi.com