Kastrati: Ishte e domosdoshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas reshjeve të shiut

Kastrati: Ishte e domosdoshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas reshjeve të shiut

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka deklaruar se ishte e domosdoshme të shpallet gjendje e jashtëzakonshme pas reshjeve të mëdha të shiut.

Ai në Klan Kosova, theksoi, se nuk mbahet mend të jenë shkaktuar kaq dëme nga reshjet e shiut në Komunën e Kamenicës.

“Edhe pse në Kamenicë, ka pasë më pak reshje se në zonat e tjera, prap dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Nuk mbahet mend për dekada që ka pasë kaq shumë dëme të shkaktuar nga reshjet e shiut”, tha ai.

Ditëve të fundit Kosova është përballur me dëme të shumta materiale pas vërshimeve që kapluan vendin. /Insajderi.com