Kastrati reagon pas situatës në Kamenicë: Nagavci po hedhë benzin në zjarr

Kastrati reagon pas situatës në Kamenicë: Nagavci po hedhë benzin në zjarr

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, është deklaruar pas ndodhisë së sotme në fshatin Shipashnicë të Poshtme të kësaj komune, ku pati tensione midis banorëve të fshatit dhe policisë pas bllokimit të derës së hyrjes së një shkolle me qëllim për mos t’i lënë zyrtarët komunalë që të vendosin brenda kësaj shkolle inventarin për fëmijët parashkollorë, njofton Insajderi.

Kastrati thotë se për qëllime të mira për komunitetin, sot janë dërguar pajisje dhe inventarë për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme, e cila do t’u shërbente fshateave përreth.

Derisa ka sqaruar veprimet e zyrtarëve komunalë, të cilët madje hasën në një situatë të palakmueshme me banorët e fshatit, Kastrati thotë se nuk do ta besonte ansjëherë që një prind sot më parë “e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet”, duke ju referuar kështu pushtetit aktual.

“Për më shumë, Ministrja Nagavci me çasjen e saj po hedhë benzin në zjarr. Kjo është e turpshme dhe e pafalshme”, është shprehur më tej ai.

“Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi. Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e tij në Facebook. /Insajderi.com