Kamenicë

Kastrati: VV po bllokon reformat në Arsim

Kastrati: VV po bllokon reformat në Arsim

“Për fat të keq, skena jonë politike, veçanti në Kamenicë, më shumë kalkulojnë të marrin një grusht votash, një prej tyre është Lëvizja Vetëvendosje, që mund ta sfidojë këtë vendim. Ajo kalkulon edhe për zgjedhjet lokale, që janë vitin tjetër”.

Këto komente i bëri kryetari i Kamenicës, teksa po fliste për Reformat në Arsim në këtë komunë.

Ai në Interaktiv tha se ish-partia e tij ka “tentuar që në forma të ndryshme ta shkarkojë atë” nga pozita e kryetarit të komunës.

“Ka pasur iniciativë që ta shkarkojnë edhe kryetarin e Komunës, dhe deri në ditën e zgjedhjeve, para objektit të votimit, dilnin për shkarkim të kryetarit. Sa më afër të jenë zgjedhjet lokale, qëllimi i tyre është të na vënë sa më keq”, tha Kastrati. /Insajderi.com