Kate dhe Meghan para epokës Mbretërore, fotot zbulojnë sa shumë ndryshojnë

Kate dhe Meghan para epokës Mbretërore, fotot zbulojnë sa shumë ndryshojnë

Kate Middleton dhe  Meghan Markle patën gjithmonë një marrëdhënie shumë të komentuar mes njëra-tjetrës. Kate, me elegancën dhe klasin e saj; Meghan, si gjithmonë, duke tentuar të dalë jashtë ‘kornizave’ mbretërore.

Middleton prej kohësh është në qendër të vëmendjes në artikujt e modës, pasi përzgjedhja e saj lidhur me paraqitjen në tërësi e ka klasifikuar shpesh si ndër të veshurat më mirë, në evente apo organizime të ndryshme. Sapo Markle u bë pjesë e familjes mbretërore, të njejtat komente nisën edhe për të. Por, si dukeshin vajzat para se t’u bënin princesha?

Nga fotot e mëhershme, Kate duket se ka preferuar më shumë veshjet e rehatshme e sportive. Xhinse, çizme të sheshta, xhaketa, bluza pambuku – me pak fjalë, gjithçka të kundërt me paraqitjen e viteve të fundit.

Ndryshe duket Meghan, për të cilën puna në televizion dhe industrinë e filmit ka bërë që fotot e mëparshme të saj t’i qendrojnë elegancës: fustane e funde, kombinuar me taka, ashtu sikurse një pamje gjithmonë e kuruar, siç i ka hije një aktoreje.

Epo, këto foto mjaftojnë për të treguar se diferenca mes vajzave ka qenë e hershme.