Kate Middleton tregon si i ka ndihmuar Meghan Markle të ketë stil mbretëror

Kate Middleton tregon si i ka ndihmuar Meghan Markle të ketë stil mbretëror

Meghan Markle brenda pak javësh bëhet zyrtarisht anëtare e familjes mbretërore britanike, por ajo tashmë ka hequr dorë nga shumë gjëra prej jetës së saj normale, duke tentuar të hyjë në atë mbretërore.

Si aktore, Meghan Markle është mësuar të shfaqej para publikut e të japë vëmendje, por në mbretëri, ajo nuk do të lejohet t’i bëjë këto gjëra.

Megjithatë, ajo ka treguar se ka filluar të heq dorë nga shumë gjëra, madje edhe nga veshja dhe stili i saj.

Kate Middleton, në një intervistë për Elle, ka treguar se i ka ndihmuar shumë Meghan duke i rekomanduar disa prej veshjeve të saj të preferuara.

Meghan tani ka filluar të vishet tek Wickstead, Philip Treacy dhe Westminster Abbey, dhe thotë se është e lumtur në këtë stil.

Middleton ka thënë se Meghan është person shumë i qetë dhe asnjëherë nuk fyhet kur ajo i flet për stil apo i tregon çka është keq për të. “Meghan dëgjon menjëherë këshillat e mia, kalojmë shumë mirë me njëra tjetrën”.

Kate Middleton gjithashtu ka treguar se e ka sugjeruar Meghan të shkoj edhe tek dizajnerët që kishin qenë pjesë e festës së ditëlindjes së Mretëreshës.