Kategoria Superiore: Partizani mposht Tiranën ndërsa Laçi fiton ndaj Skënderbeut

Kategoria Superiore: Partizani mposht Tiranën ndërsa Laçi fiton ndaj Skënderbeut

Partizani ka fituar në shifrat 1-2 duke minimizuar në maksimum shpresat e ‘bardhebluve’ për t’u futur në luftën e titullit kampion, pas gabimeve të fundit që po vinin nga ekipet e mëdha, njofton Insajderi.

Belica hapi rrugën e rrjetës në minutën e 29-të teksa me një skemë të përgatitur në stërvitje nga Daja, nga goditja e këndit, do të sulmonte shtyllën e parë për të gjetur rrjetën. Vetëm pak më vonë baraspesha u kthye me supergolin e Hoxhallarit nga goditja e dënimit, e cila ishte një kryevepër me vete.

Në pjesën e dytë është vendosur derbi me Bardhin, teksa pas një aksioni fantastik dhe mes kombinimeve të bukura të lojtarëve të Partizanit, Bekaj është mposhtur për herë të dytë. Tirana provoi deri në momentet e fundit për të barazuar takimin, por pa ia dalë. Megjithatë vendi i parë i klasifikimit i takon Laçit që mundi në shifrat 0-2 Skënderbeun në transfertë falë golave të Shehut dhe Mazrekajt. /Insajderi.com