Kategoria Superiore: Skenderbeu ndal në barazim Partizanin – rezultatet

Kategoria Superiore: Skenderbeu ndal në barazim Partizanin – rezultatet

Janë mbyllur dy ndeshjet e orës 19:00 të vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore, njofton Insajderi.

Teuta ka fituar lehtësisht ndaj Bylisit në “Niko Dovana” dhe rrëmbejnë përsëri kreun e renditjes. Skuadra e Martinit gjeti katër herë rrugën e rrjetës.

Ndërkohë në Korçë, Ilir Daja befasohet nga ish-skuadra e tij. Skënderbeu ka ndalur Partizanin në barazim 1-1. Në fund të pjesës së parë Xhunior zhbllokon shifrat, por në minutën e 55-të juglindorët kundërpërgjigjen me Mensah. Bardhekuqtë kanë marrë një fytyrë tjetër me Memellin në krye, duke mos iu trembur as ekipeve pretendente për titull. Me këtë barazim të marrë mbrëmjen e sotme Skënderbeu e sheh mbijetesën vetëm një pikë larg.

Në dy sfidat tjera të zhvilluar gjatë ditës, Laçi ka mposhtur si mysafir Apoloninë në Fier me shifrat 0:1, teksa Tirana ka fituar 1:0 kundër Kastriotit. /Insajderi.com