Kategoria Superiore: Tirana mposht Vllazninë në Shkodër

Kategoria Superiore: Tirana mposht Vllazninë në Shkodër

Pak më parë janë mbyllur takimet e orës 13:00 të vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Sigurisht që e gjithë vëmendja ishte e kthyer në Shkodër, atje ku në stadiumin “Loro Boriçi” luhej klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, njofton Insajderi.

Një duel i zjarrtë ky që ka nisur vrullshëm, teksa që në minutën e dytë, ‘kuqeblutë’ fitojnë një 11 metërsh, të cilin e konvertojnë më pas në gol.

Megjithatë kundërpërgjigja erdhi shumë shpejt, me Idi Bathën që tregohet i saktë nga goditja e dënimit. Ndërkohë pjesa e dytë ka nisur me një gol të ‘bardhebluve’, teksa Seferi shërben bukur në zonë për Kale, që nuk gabon të tundë rrjetën.

Vllaznia tregon sërish luhatje në rezultate, ndërsa Tirana ka kapur trenin e fundit për Europë me këtë fitore, duke mbajtur gjallë shpresat për arritjen e objektivave të saj. Nga ana tjetër rezultati në Shkodër i vjen si një asist Partizanit, që në rast triumfi ditën e sotme mund ta dërgojë diferencën me Vllazninë e vendit të parë në vetëm një pikë.

Sa i përket dy dueleve të tjera të luajtura ditën e sotme, Bylisi ka zhytur edhe më tepër në krizë Skënderbeun. Mallakastriotët morën një fitore minimale 1:0, duke hedhur një hap të sigurt për luftën në mbijetesë. Ndërkaq, Kastrioti ndalet në shtëpi nga Apolonia, teksa ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura për të dyja ekipet. /Insajderi.com