Katër anije me migrantë mbërrijnë në Itali dhe Maltë

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex tha sot se kishte lokalizuar katër anije me migrantë, pas raporteve të pakonfirmuara për një aksident me anije në detin Mesdhe në brigjet e Maltës.

Katër anije me migrantë mbërrijnë në Itali dhe Maltë

”Dy prej anijeve kanë mbërritur në ishullin italian të Siçilisë dhe dy prej tyre ishin në zonën e shpëtimit emergjent në brigjet e Maltës”, tha agjencia me qendër në Varshavë.

Autoritetet në Siçili raportuan më parë se 77 migrantë me anije kishin mbërritur në portin ”Portopalo di Capo Passero”, në provincën e Sirakuzës.

Gjatë fundjavës, kryeministri i Maltës mbrojti një vendim për të mbyllur portet e vendit për të gjitha varkat që transportonin migrantë, përfshirë edhe azilkërkuesit.

”Vendimi është marrë për arsye të shëndetit publik për shkak të koronavirusit”, tha Robert Abela’.

“Ne duhej të zgjidhnim midis shëndetit të vendasve dhe përparësive të tjera. Ky është një vendim për të mirën e përbashkët të shoqërisë malteze”, tha ai në një intervistë televizive./ a.jor.