Katër gola për nga një pikë

Katër gola për nga një pikë

Rezultati ndryshoi në të mirë të ekipit mysafir Flamurtari vetëm pas shtatë minutave, kur topi në rrjetën e Vushtrrisë e qoi Arbnor Zeqiri.

Vetëm katër minuta pas tij, Drilon Fazliu barazoi rezultatin në ndeshjen e javës 28 të Superligës që u zhvillua në Vushtrri.

Pa përfunduar pjesa e parë, ekipet e shënuan edhe nga një gol.

Torivoll Stqullaku për Flamurtarin 36’ dhe Sie 41’ për Vushtrrinë.

Në pjesën e dytë, dyja skuadrat patën raste por nuk shënuan.

Skuadrat vazhdojnë të mbesin në pozitat që ishin edhe para ndeshjes.

Flamurtari në vendin e shtatë me 37 pikë dhe Vushtrria në të parafundit me 17 pikë. /Insajderi.com