Katër lojtarë të Kosovë me Coronavirus

Katër lojtarë të Kosovë me Coronavirus

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 në futboll do të jetë e mangët në ndeshjen kualifikuese kundër Andorrës.

Kjo pasi katër lojtarë të Kosovës kanë dal pozitivë me Coronavirus.

Të infektuar janë: kapiteni Eris Abedini, portieri Florian Smakiqi, si dhe Kreshnik Hajrizi dhe Lirim Kastrati. Të gjithë futbollistët janë pa simptoma dhe me shëndet të mirë. Ata kanë ndjekur protokollet dhe janë vetizoluar në hotel.

Ndeshja do të zhvillohet sonte nga ora 19:00 ku Kosova synon tri pikë. /Insajderi.com