Katër persona përfshihen në një përleshje fizike mes vete, dy prej tyre arrestohen

Katër persona përfshihen në një përleshje fizike mes vete, dy prej tyre arrestohen

Policia e Kosovës njofton për një rrahje e cila ka ndodhur të hënën mbrëma në fshatin Bresalc të Gjilanit, njofton Insajderi.

Sipas policisë, rrahja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime trupore.

Katër të përfshirët në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Fsh. Bresalc, Gjilan 26.04.2021 – 20:00. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar, pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti dhe si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Katër të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar”, ka bërë të ditur policia./Insajderi.com