Katër persona rrihen mes veti në Prishtinë – kërkojnë ndihmë nga mjeku

Katër persona rrihen mes veti në Prishtinë – kërkojnë ndihmë nga mjeku

Katër persona janë përleshur fizikisht mes vetë mbrëmë në rrugën “24 Maji” në Prishtinë. Të gjithë personat që janë përfshirë në këtë përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, dy persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt.