Katër të arrestuar për rryshfet ndër ta edhe policë

Katër të arrestuar për rryshfet ndër ta edhe policë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka arrestuar katër persona, dy prej tyre persona zyrtarë – pjesëtare të Policisë së Kosovës, si dhe dy qytetarë, shkruan Insajderi.

Personat e arrestuar akuzohen për vepra penale të fajdes, keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrjes dhe dhënies së ryshfetit si dhe mashtrimit dhe detyrimit në Prizren.

“Personat e arrestuar janë: N.K., i cili dyshohet për veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së, “Dhënia e ryshfetit” neni 422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3 të KPRK-së. I dyshuari I.F., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 i KPRK-së, dhe “Marrja e ryshfetit” 421 paragafi 3 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së. I dyshuari K.G., për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPRK-së, si dhe dhe A.K., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

Më tej, thuhet së të njëjtit me urdhër të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe për të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me veprime të tjera procedurale.

Gjithashtu, Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesën për sekuestrimin e përkohshëm të dy automjeteve si dhe të disa dokumenteve të rëndësishme lidhur me hetimin e kësaj çështjeje penale.​/Insajderi.com