Katër të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj dërgohen në Turqi, dy të tjerë në Austri

Katër të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj dërgohen në Turqi, dy të tjerë në Austri

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se dy nga gjahstë të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj, do të dërgohen për trajtim në Austri, njofton Insajderi.

Këtë Zemaj e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, dy ditë pas shpërthimit dhe disa orë pasi u vendos që katër nga këta të lënduar të dërgohen në Turqi për tretman të mëtutjeshëm.

“Sot, në orët e para të mëngjesit, pas angazhimit të madh dhe bashkëpunimit të jashtëzakonshëm me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, kemi arritur që të dërgojmë për mjekim të mëtejmë në Turqi katër pacientët që kanë pësuar djegie të rënda nga aksidenti në Ferizaj. Varësisht sipas nevojës dhe vlerësimeve që kanë bërë mjekët në QKUK kemi siguruar që dy pacientët tjerë të dërgohen për mjekim në Austri”, ka shkruar Zemaj.

Të martën, në një restorant në Ferizaj shpërthimi i një bombole gazi lëndoi mbi 40 persona dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale. /Insajderi.com