fbpx

Katër të mitur arrestohen në Prizren për grabitje

Katër të mitur arrestohen në Prizren për grabitje

Policia në Prizren ka arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër (të mitur ), pasi të njëjtit duke përdorur forcën dhe mjete të forta, i kanë grabitur para të gatshme një personi në vlerë 880 €.

Të gjithë të dyshuarit, pas intervistimit në prezencë të prindërve dhe avokatëve, në konsultim me prokurorin, janë dërguar në mbajtje.