Katër të vdekur COVID-19, numri i rasteve të reja bie nën 100

Katër të vdekur COVID-19, numri i rasteve të reja bie nën 100

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili ka njoftuar se edhe rastet e reja me COVID-19 kanë rënë nën shifrën 100.

Nga gjithsej një mijë e 312 mostra të marra për testim, 75 raste kanë rezultuar pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.012 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 508.

Numri total i rasteve pozitive është 105.711 raste nga 543.074 persona të dyshimtë dhe dy mijë e 191 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 25 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Ferizaj 4 raste, Lipjan 4 raste, Malishevë 4 raste, Drenas 3 raste, Mitrovicë 3 raste, Pejë 2 raste, Podujevë 2 raste, Prizren 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat: Gjilan, Graçanicë, Kaçanik, Shtime, Viti dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com